Un documento unico: la laurea di Renzo Bossi. Il sito albanese Shqiptarja.com titola: “Qui nota, Renzo “Trota”, un genio in Albania”. Ecco i voti di Doctor Trout (10 in macroeconomia…):
Ja notat: Renzo “Trofta”, një gjeni në Shqipëri
TIRANE – Në Itali shpesh e thërrasin me nofkën “Trofta”. Në fakt ka qenë i ati, Umberto Bossi, që e thirri i pari në këtë mënyrë dhe më pas shtypi italian nuk pati më dyshime. Një ditë një gazetar pyet senator Umberton nëse Renzo – i cili kishte ngelur në klasë tre herë gjatë gjimnazit – do të ishte “delfini” i tij, një fjalë që në italisht përdoret për të nënkuptuar pasardhësin. Dhe baba Umberto u tregua i pamëshirshëm atë kohë: “Ai më shumë se delfin është troftë”, citohet të ketë thënë.
Por mesa duket Trofta ka gjetur frymëzimin për të studiuar në Shqipëri pasi, siç tregon libreza e notave që shoqëron diplomën e tij për Menaxhim Biznesi marrë në Universitetin Kristal, në vendin tonë është treguar një gjeni i vërtetë. Nota me e ulët është 8-a. Ndërsa në disa lëndë si matematika, marketingu, makroekonomia ka marrë edhe 10. Por ajo që ka habitur më shumë hetuesit është se Renzo duket të ketë dhënë provimet e 3 viteve në një: kjo pasi ai ka mbaruar gjimnazin në korrik 2009 në moshën 21-vjeçare, ndërsa sipas dokumentit të lëshuar nga Universiteti Kristal ka mbaruar studimet e larta në shtator 2010.
Në vijim po publikojmë sukseset e tij shqiptare, me shpresën se baba Umberto, dhe Italia bashkë me të, do të ndryshojë mendje për Troftën:
Bazat e Financës 9
Bazat e të Drejtës 10
Gjuhë e Huaj 9
Ekonomi bazë 8
Informatikë 8
Matematikë e
përgjithshme (1+2) 10
Makroekonomi 1 9
Organizim e
menaxhim biznesi 9
Sociologji 8
Bazat e Marketingut 8
Menaxhim i
burimeve njerëzore 10
Menaxhim marketingu 10
Gjuhë e huaj 8
Invetim ekonomik 10
Kontabilitet financiar 8
Makroekonomi 1 10
Matematikë e aplikuar 10
Statistikë 9
Biznesi i vogël 8